Flash

Emigrantët në Gjadër/ Rama: Si do të menaxhohen kampet me burokracinë italiane ?!

Lapsi.al 24 May 2024
Emigrantët në Gjadër/ Rama: Si do të menaxhohen kampet me

Kryeministri Edi Rama ka folur për median italiane, La Repubblica në lidhje me vonesën e hapjes së dy qendrave për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin, të cilat ishin parashikuar për në 20 maj.

I pyetur nga gazetari, Gerardo Greco, kryeministri Rama tha se kjo i përket tashmë shtetit italian.

"Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë".- u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh se parashikon beteja politike dhe shpjegoi për gazetarin italian se ligjet nuk janë shqiptare! Me pak fjalë është vetëm çështje e Italisë.

"Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë! Por problemi do të jetë funksionimi i tij! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhoni 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?".

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.3 lekë dhe do shitet m...

08:34

Parashikimi/ Dita nis me mot të kthjellët

Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët...

07:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI