Flash

Afera McGonigal/ Bardhi: SPAK t’i kërkojë dosjen autoriteteve amerikane

Lapsi.al 24 May 2024
Afera McGonigal/ Bardhi: SPAK t’i kërkojë dosjen autoriteteve

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka mbajtur një deklaratë para mediave pasi është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me denoncimet e tij për dosjen "Xibraka". Bardhi gjatë fjalës së tij u shpreh se çështja më e thjeshtë për t’u hetuar nga SPAK është ajo e aferës së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ai më tej shtoi se Prokuroria e Posaçme duhet t’i bëjë kërkesë autoriteteve amerikane për të marrë dosjen dhe çështja është e zgjidhur.

“Nxis prokurorinë të veprojë, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK, ka procedim penal të regjistruar. Çështje më të thjeshtë se ajo për t’u hetuar SPAK nuk ka, është drejtësia amerikane që ka mbledhur provat. Ka një dosje dhe mjafton që SPAK t’i bëjë kërkesë autoriteteve amerikane për të marrë dosjen dhe çështja është e zgjidhur. Kryeministri ka korruptuar një zyrtar të huaj, ka shfrytëzuar postim për t'i kërkuar favore”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI