Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Mashtruesit e kredive në pranga/ Reflektim me vonesë nga guvernatori Gent Sejko

Lapsi.al 23 May 2024
Mashtruesit e kredive në pranga/ Reflektim me vonesë nga guvernatori

Fillimi i një vale arrestimesh për mashtruesit e kredive të vogla nga Prokuroria e Tiranës ka detyruar guvernatorin Gent Sejko të ndryshojë qëndrim dhe të ndërmarrë një akt që kishte refuzuar ta bënte deri tani, duke u revokuar licencat dy kompanive.

Bëhet fjalë për revokimin e licencës së dy subjekteve financiare jobanka, të shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k. Në njoftimin për mediat, Banka e Shqipërisë thotë se vendimi u mor pasi "jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht".

Në njoftim, Banka e Shqipërisë sqaroi kredimarrësit se do të dalë me një njoftim të dytë për klientët e këtyre dy kompanive për t'i informuar se çfarë do të ndodhë me pagesat e tyre.

Urdhër-arrestet për mashtruesit e kredive të vogla

Reflektimi i Gent Sejkos vjen pas 9 urdhër-arresteve të Prokurorisë së Tiranës për 9 persona nga subjektet Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, administratorë dhe përmbarues të tyre. Ata janë të dyshuar për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale”

Pesë prej tyre u lanë në burg Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti dhe Alban Kote. Katër të pandehur të tjerë u lanë në arrest shtëpie Kejda Seferi, Elda Ibro, Jorsida Dervishi dhe Alketa Tanushi.

Shoqëritë që përfshihen në hetime akuzohen se morën nga banka ProCredit 3 mijë e 999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro, por më pas “përdorën një skemë shtrënguese të kredimarrjes, ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi, edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat”.

Subjekti MCA dyshohet se i ka detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e zotëronte po kjo agjenci.

Në një shembull që solli prokuroria e Tiranës në dosje, rezulton se një shtetasi iu sekuestruan nga njëra prej kompanitë MCA 14 pasuri të paluajtshme për një detyrim të prapambetur prej 3 mijë e 500 dollarësh. Edhe kompanitë e tjera, përmes mashtrimit shtonin interesat dhe i përfshinin klientët e tyre në një qerthull pagesash ku detyrimet shtoheshin vit pas. Në rast se nuk paguanin, kreditorëve u sekuestroheshin pasuritë e paluajtshme. Në disa raste, sekuestrot përfshin persona, që nuk kishin lidhje me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Reflektim i vonuar nga Gent Sejko

Kuptohet se revokimi i licencave të këtyre kompanive është një hap i vonuar, që mund të kthehet në autogol për mosveprimin e deritanishëm nga Banka e Shqipërisë. Nëse institucioni mbikqyrës i bankave do të kishte marrë masa më herët, situata nuk do të kishte mbërritur deri këtu, ku shumë kredimarrës kanë humbur pronat e tyre për kredi minimale.

Në një raportim para deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, guvernatori Gent Sejko mbrojti vendimi për pezullim licence për këto kompani mashtruese, por kundërshtoi revokimin e licencës së tyre.

Edhe pse denoncimet kishin kohë që ishin bërë publike në media, Sejko tha se revokimi nuk ishte zgjidhje, madje ai u shpreh i shqetësuar se do të krijonte "pritshmëri të gabuar te kredimarrësit se përmes pushimit të veprimtarisë kredidhënëse të subjektit, shuhet detyrimi për shlyerjen e kredisë. Kredimarrësit mund të perceptojnë që mospagimi i detyrimeve ekziston si opsion, gjë e cila sjell rritjen e kredive me probleme në sistemin bankar, dhe rivendos në rrezik kursimet e qytetarëve, e rrjedhimisht, stabilitetin financiar të vendit"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI