Flash

Fabrizio Corona, baba për herë të dytë

Lapsi.al 22 May 2024
Fabrizio Corona, baba për herë të dytë

Fabrizio Corona dhe e dashura e tij Sara Barbieri janë në pritje të një fëmije të parë së bashku.

Lajmin e ka bërë të ditur revista e përjavshme Chi, e konfirmuar nga vetë dyshja. Për të dhënë lajmin e ëmbël për miqtë dhe të afërmit,  Corona dhe

 Barbieri zgjodhën një restorant në Milano.

“Ne e morëm lajmin e mirë tri javë më parë, ia kam thënë tashmë djalit tim, Carlos, dhe ai është shumë i lumtur. Ardhja e një fëmije, na ndihmon të gjithëve të shikojmë nga e ardhmja”, u shpreh Fabrizio.

Sara, prej rreth tre vitesh është e fejuar me ish-mbretin e paparacëve dhe është me origjinë nga Firence.

“Sara është gruaja e parë në jetën time që nuk e kam lënduar, që nuk e kam shfrytëzuar, që nuk e kam përdorur për të bërë diçka. Nuk do të martohet me mua, e pyeta, më tha jo...”, zbuloi ai në vitin 2023 në episodin e programit Rai “Belve” duke iu përgjigjur pyetjeve të Françeska Fagnanit.

Të këshilluara

E vërteta e videos virale të Kelly Rowland

Kelly Rowland, u bë tituj të martën kur u shfaq duke qortuar sigurinë në premierën në tapetin e kuq të filmit francezo-italian "Marcello Mio" gjatë Festivalit t...

21:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI