Flash

Dumani te 'Ligjet': Blerja e apartamenteve forma kryesore e pastrimit të parave, përdoren edhe bankat

Lapsi.al 22 May 2024
Dumani te 'Ligjet': Blerja e apartamenteve forma kryesore e pastrimit

Kreu i SPAK Altin Dumani ka prezantuar në Kuvend raportin e SPAK për vitin 2023. Ajo që vihet re sipas Dumanit është se dhe forma që po përdor krimi i organizuar për pastrimin e parave. Sipas Dumanit ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare si dhe investimi në prona të paluajtshme dhe depozitime në llogari të ndryshme bankare.

Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave. Gjithashtu dyshohet se shuma të konsiderueshme parash depozitohen në llogaritë bankare, në emra shoqërish tregtare, ose të të afërmeve të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave në Shqipëri nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat në sektorin bankat, për shtresëzimin e transfertave që do të transferoheshin përmes këtij biznesi. Bashkëpunimi shumë i mirë me banka të nivelit të dytë bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.”-tha Dumani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI