Flash

Eminem tërhiqet nga muzika?

Lapsi.al 21 May 2024
Eminem tërhiqet nga muzika?

Eminem do të lançojë së shpejti albumin e tij të fundit “The Death of Slim Shady”, në të cilin do të vrasë ‘personazhin kryesor’ me të cilin u bë i famshëm. Ky do të jetë edhe albumi më i fundit i tij.

Përmes rrjetit të tij social, Instagram, reperi publikoi një ‘mesazh’ në të cilin shfaqet dhe zhduket fjalia “…dhe rrengu im i fundit” dhe fansat menjëherë reaguan, pasi postimi nxiti aludimet se nuk do të ketë një rikthim të artistit.

"Mos guxo ta lësh muzikën"; "Hej, ç'po ndodh Em? Jam e frikësuar ishin disa nga komentet.

Albumi “The Death of Slim Shady” pason albumin“Music to Be Murdered By”. Ky i fundit u publikua në janar të vitit 2020 dhe pati sukses duke u renditur në krye të listave të Billboard. Sa i përket Slim Shady, ka qenë alteregoja e reperit që prej vitit 1997, kur ai publikoi edhe “Slim Shady EP” dhe “The Slim Shady LP”.

Të këshilluara

Demi Moore rikthehet në Cannes pas 27 vitesh

Festivali i Filmit në Kanë 2024 pa një rikthim të Demi Moore  pasi ajomori pjesë në ngjarjen prestigjioze për herë të parë në 27 vjet. Të premten, Moore bëri...

17:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI