Flash

Sean “Diddy” Combs reagon për videon e dhunës ndaj Cassie

Lapsi.al 20 May 2024
Sean “Diddy” Combs reagon për videon e dhunës ndaj Cassie

Sean “Diddy” Combs ka reaguar për herë të parë pas videos së publikuar nga CNN ku shfaqet duke dhunuar  ish-të dashurën, Cassie Ventura.

“Për mua është shumë e vështirë të reflektoj në një prej periudhave më të errëta të jetës. Por duhet ta bëj. Ishta shumë rëndë asokohe. Dua të them se kisha prekur fundin, por nuk dua të justifikohem. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia në atë video”, shprehet reperi.

Më tej ai vazhdon duke deklaruar se ka ndjerë neveri.

“Jam i neveritur ndihesha ashtu atëherë, ndihem njësoj edhe tani. Kam kërkuar ndihmë profesionale. Kam nisur terapinë, shkova edhe në rehabilitim, sepse duhej t’i kërkoja Zotit të më falte, më duhej mëshirë”, përfundoi Diddy. Ai nuk e përmendi në asnjë moment emrin e Ventura-s në video dhe nuk i kërkoi asaj falje, por shkroi: “Më vjen vërtet keq”.

Kjo është hera e parë që Diddy reagon për çështje të tilla, edhe pse akuzat e ngritura ndaj tij nga Cassey dhe të tjerë persona janë akoma në investigim. Diddy akuzohet për dhunë, abuzim seksual dhe psikologjik dhe trafikim.

 

Të këshilluara

Demi Moore rikthehet në Cannes pas 27 vitesh

Festivali i Filmit në Kanë 2024 pa një rikthim të Demi Moore  pasi ajomori pjesë në ngjarjen prestigjioze për herë të parë në 27 vjet. Të premten, Moore bëri...

17:23

Kendall Jenner rikthehet me Bad Bunny?

Kendall Jenner, u pa në koncertin e reperit portorikan në Orlando, Fla., të premten, më 17 maj,  disa muaj pasi ata u ndanë në dhjetor 2023. Persona të prani...

14:05

Çmimet ACM 2024: Lista e plotë e fituesve

Çmimet e Akademisë së Muzikës Country (ACM) 2024 u zhvilluan të enjten, me  Reba McEntire si mikpritëse të ceremonisë. Lainey Wilson, e cila fitoi çmimin  “A...

11:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI