Flash

Videoja ku Diddy dhunon Cassie-n shokon njerëzit

Lapsi.al 19 May 2024
Videoja ku Diddy dhunon Cassie-n shokon njerëzit

CNN ka publikuar ekskluzivisht një video të vitit 2016, ku Sean “Diddy” Combs shihet duke dhunuar ish partneren e tij , Cassie Ventura.

Pamja filmike e xhiruar nga disa kamera, mban datën 5 mars 2016 dhe është realizuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Los Angeles.

Në video, Diddy shihet teksa del nga dhoma e hotelit për t’u drejtuar tek ashensorët me një peshqir të lidhur rreth belit, në ndjekje të Ventura-s. Ai e kap nga qafa dhe e përplas në tokë. Më pas, kthehet për ta goditur disa herë me radhë me shqelma.

Pasi merr nga toka çantën dhe valixhen e saj, muzikanti kthehet për ta goditur sërish, teksa Ventura është e shtrirë dhe nuk reagon. Më pas, e tërheq ish-të dashurën për t’u drejtuar te njëra dhomë e hotelit. Situata bëhet akoma më e rëndë kur Diddy shihet nga reflektimi i një pasqyre teksa e godet atë me disa objekte të tjera.

Video u bë virale menjëherë dhe komentet janë të mbushura me thirrje kundër reperit. "E vërteta del në dritë gjithmonë", shkruan dikush. "Ai duhet mbyllur pas hekurave", shkruajti një tjetër. Ndërsa një i tretë reagoi: "Imagjino çfarë ka bërë pas dyerve të mbyllura".

Kujtojmë se Cassie ngriti një padi ndaj tij në nëntor të vitit të shkuar për abuzim dhe dhunë. Avokatët e saj kanë deklaruar se kjo video vetëm vërteton akuzat e rënda të ngritura ndaj Combs.

 

Të këshilluara

Martesa e Ben Affleck dhe Jlo në krizë?

Ben Affleck thuhet se po qëndron në një shtëpi të veçantë nga gruaja e tij, Jennifer Lopez, pasi u shfaqën thashethemet se çifti po shkonte drejt divorcit. P...

18:21

Brad Pitt paditet për kantinën franceze

Beteja ligjore e Brad Pitt mbi kantinë franceze që dikur ndante me ish-Angelina Jolie tani ka një çështje të re. Më 13 maj, Tenute del Mondo, kompania që Jol...

20:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI