Flash

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka

Lapsi.al 17 May 2024
Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së Arben

Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka. Ky i fundit është shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili u arrestua në në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Kujtojmë se nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit. Urdhër arresti është dhënë edhe për Indrit Doklen e Plaurent Dervishin.

Të këshilluara

Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është paraqitur sot në Strukturën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Emri i tij përf...

10:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI