Flash

Mbajti peng fëmijët që qanin dhe i luteshin të dorëzohej, negociatat e RENEA-s me 40-vjeçarin

Lapsi.al 15 May 2024
Mbajti peng fëmijët që qanin dhe i luteshin të

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi te Shkëmbi i Kavajës në Durrës, ku një baba mbajti për disa orë peng në banesë dy fëmijët e tij të mitur. Pas disa orësh negociata, u arrit që shtetasi A. M. të dorëzohej, ndërsa gjatë gjithë kohës RENEA punoi për ta bindur që ai të mos qëllonte më.

Ndërkohë, dramatike ishte dhe fakti se gjatë negociatave mes RENEA-s dhe 40-vjeçarit, dëgjoheshin fëmijët që qanin dhe i luteshin babait të tij që të dorëzohej te autoritetet. Sakaq, ai ka pranuar të hapë derën rreth orës 07:00 dhe të shoqërohet nga policia, në gjendje të rënduar psikologjike ka dëshmuar se qëllonte nga dritarja se priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush. “Kisha frikë se do të më sulmonin disa persona.”, mësohet të ketë thënë 40-vjeçari. Ai ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja e ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave ishin të dukshme në shtëpinë që ai kishte marrë me qira.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën e parë të ditës, por pas mesditës priten shtim i vranësirave në të gjithë...

08:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI