Flash

I vendosi lëndë plasëse magazinës në Durrës, shpallet në kërkim 24-vjeçari

Lapsi.al 15 May 2024
I vendosi lëndë plasëse magazinës në Durrës,

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se i ka vendosur lëndë plasëse një magazine në Durrës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Shkafane dhe magazina ishte në pronësi të një 50-vjeçari. Ndërkohë ditën e sotme është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori, 23-vjeçar me iniciale E.B.

Njoftimi i Policisë:

Menjëherë pas njoftimit , rreth orës 23:45, të datës 14.05.2024, se në magazinën në pronësi të shtetasit L. M., 50 vjeç, në fshatin Shkafane, kishte ndodhur një shpërthim (me pasojë vetëm dëme materiale), shërbimet e Postës së Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në fshatin Rrotull. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.

Të këshilluara

Deputeti Luan Baçi paraqitet në SPAK

Deputeti Luan Baçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Baçi është parë mëngjesin e sotëm të hyjë brenda ambienteve të SPAK, por nuk...

09:46

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI