Flash

Protesta para bashkisë së Tiranës, hidhet molotov drejt godinës

Lapsi.al 14 May 2024
Protesta para bashkisë së Tiranës, hidhet molotov drejt

Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës. Qytetarët kanë hedhur molotov drejt godinës së institucionit, ndërsa tymi ka mbuluar derën e bashkisë.

Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë. Ajo që bie në sy në protestën e sotme është se ndryshe nga herët e shkuara, ku prezente ishin barrierat metalike, në këtë protestë Bashkia "do të mbrohet" nga barrierat prej betonit.

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI