Flash

Dëshmia/ Vrasja e policit në Fier për shkëmbimin e makinave në rrugë

Lapsi.al 14 May 2024
Dëshmia/ Vrasja e policit në Fier për shkëmbimin e makinave

Prej më shumë se 24 orësh, Azgan Mërnica, vrasësi i policit Novruz Canaliaj në Fier ia ka dalë t'i qëndrojë larg forcave të policisë që po e kërkojnë kudo në zonën përreth fshatit të tij. Duke qenë se njeh shumë mirë terrenin, 23-vjeçari mendohet se ka lëvizur në Havaleas dhe Apoloni duke i shpëtuar kërkimeve të policisë së Fierit, FNSH-së dhe RENEA-s.

Dyshimet janë se vrasësi fshihet në ndonjë nga bunkerët e shumtë të zonës në afërsi të parkut të Apollonisë, ku edhe janë përqëndruar kërkimet. Familjarët kanë tentuar të bashkëpunojnë me policinë, por pa asnjë rezultat.

[caption id="attachment_915951" align="alignnone" width="1024"]Viktima, Novruz Canaliaj Viktima, Novruz Canaliaj[/caption]

23-vjeçari ekzekutoi mesditën e së hënës me plumb në kokë, efektivin e Shqiponjave Novruz Canaliaj. Fillimisht u dyshua se shkak për vrasjen mund të ishte një konflikt i vjetër, por nëna e autorit të krimit që ishte në vendin e ngjarjes i ka dhënë fund hipotezave me dëshminë e saj në polici. Ajo tregoi se rruga e fshatit Baltëz ku jetonte viktima ishte e ngushtë dhe aty mund të kalonte vetëm një makinë.

[caption id="attachment_915952" align="alignnone" width="640"]Autori i krimit, Azgan Mërnica Autori i krimit, Azgan Mërnica, foto e vjetër[/caption]

Ajete Mërnica, i tha policisë se dy të rinjtë u konfliktuan se kush do të kalonte i pari në rrugën e ngushtë të fshatit. Më pas, ata dolën nga makinat dhe nisën të debatojnë. Gruaja tha se u kishte bërtitur të rinjve disa "Mos, mos...", por djali i saj me pas nxorri pistoletën dhe qëlloi për vdekje policin 28-vjeçar.

Autori i krimit vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Ndërsa një prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI