Flash

Vdekja e dy punëtorëve në Shëngjin, policia ushtron kontrolle në 2 kantierët e ndërtimit

Lapsi.al 13 May 2024
Vdekja e dy punëtorëve në Shëngjin, policia ushtron

Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle paraditen e kësaj të hëne në dy kantiere ndërtimi në Shëngjin, pas ngjarjeve të rënda të ndodhura së fundmi, ku dy punëtorë humbën jetën gjatë orarit të punës. Mësohet se Policia ka kërkuar bashkëpunim për Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin vendor, për t’i dhënë fund paligjshmërisë, nisur nga fakti se ndërtimet në pallat, po kryheshin pa leje dhe se nuk ishin marrë masat për sigurimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Një ndër rastet u regjistrua një ditë më parë ku humbi jetën në vendin e punës punëtori, Preng Gjoni. Ndërsa rasti tjetër është ai i një 28-vjeçari i cili ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe për pasojë ndërroi jetë. Lidhur me rastet, njoftohet se punimet janë pezulluar në të dyja kantieret.

Të këshilluara

Aksident në Itali, ndërron jetë shqiptari

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

10:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI