Flash

Varfëria, Shqipëria ka kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Lapsi.al 13 May 2024
Varfëria, Shqipëria ka kostot më të larta në

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të plotësuar nevojat e një diete normale, përllogarit Organizata Botërore e Ushqimit (FAO).

Kjo kosto është e vlefshme për vitin 2021 dhe është më e larta në Europë dhe në Rajon. Madje në renditjen globale me 163 vende, Shqipëria renditet në vendin e 28 për kostot e larta të dietës ushqimore ditore.

Indeksi i kostos së dietës ushqimore u gjenerua nga databaza e FAO-s dhe në Shqipëri rezulton të jetë e lartë, për shkak se në vendin tonë, pagat janë ndër më të ulëtat në Europë dhe gati 30% më të ulëta se Rajoni dhe nga ana tjetër, çmimet janë të larta dhe madje për disa produkte më të larta se në vendet e BE-se.

Indeksi i FAO-s llogarit si vendin me koston më të lartë të jetesës Xhamajkën me 7 USD për frymë për person, e ndjekur nga Grenada dhe Suriname me 6.1 USD secila.

Në anën tjetër, Britania e Madhe ka kostot më të ulëta të dietës ushqimore për person në ditë, sipas fuqisë blerëse me vetëm 2 USD në ditë, e ndjekur nga Irlanda me 2.2 USD.

Përgjithësisht kostot e larta të ditës ushqimore i kanë vende të varfra dhe ato në zhvillim.

Në Rajon, pas Shqipërisë kostot më të larta dietës ditore për ushqim i ka Serbia me 4.3 USD për person në ditë, e ndjekur nga Bosnja me 4.1 USD në ditë, Mali i Zi me 3.7 USD në ditë dhe Maqedonia e Veriut me 3.6 USD në ditë.

Në vitin 2022, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, zuri 39,7% në buxhetin familjar, me një rënie prej 1.6 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm, më i larti në Europë.

Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 13%, ndërsa dhe në vendet e tjera të rajonit është më e ulët se në Shqipëri, sipas Eurostat.

Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre t’i çojnë për t’u ushqyer.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime (të matura sipas standardit të fuqisë blerëse), në Shqipëri ishin sa 31% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose asaj që prodhon ekonomia në një vit, në 2022. Kjo shifër është më e larta në Europë dhe shumë më tepër sesa mesatarja prej 6.3% e PBB-së së Bashkimit Europian.

Pas Shqipërisë, në vend të dytë është Mali i Zi, me 22.7% të PBB-së, e ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina (20.7%),

Maqedonia e Veriut (20.6) dhe më e ulëta është në Serbi, me 14.5% të PBB-së (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 83.7% e mesatares së Bashkimit Europian, e treta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (89.7) dhe malit të Zi (85.8%). Më të lirat në rajon janë çmimet në Maqedoninë e Veriut, me 68.2% e mesatares së BE-së.

Për bukë e drithëra, në Shqipëri shpenzohet 4.3% e PBB-së, nga 1.1% që është mesatarja europiane. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 3.4% të PBB-së.

Për qumësht, djathë dhe vezë, shpenzimet janë sërish rekord në 5.1% të PBB-së, nga vetëm 1% që është mesatarja e BE-së. Familjet shqiptare i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, ndër më të shtrenjtat në Europë, ndonëse jemi një vend ku bujqësia sjell rreth 20% të ekonomisë./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI