Flash

Hailey Bieber nënë për herë të parë

Lapsi.al 10 May 2024
Hailey Bieber nënë për herë të parë

Hailey Bieber është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me Justin Bieber.

Çifti ndau lajmin emocionues përmes Instagramit të enjten pasi rinovuan betimet e tyre në Hawaii. Në imazhet, këngëtari i "Peaches" mund të shihet duke shkrepur  fotot e nuses së tij teksa ajo pozonte me një fustan të bardhë dantelle Saint Laurent me një vello të ngjashme.

Modelja 27-vjeçare, e cila mbante syze dielli të zeza në disa nga fotot,  përkëdhelte barkun e saj në rritje teksa qëndronte në mes të një fushe me bar.

 

Ka pasur shumë spekulime për shtatzëninë rreth Biebers që nga korriku 2023, kur një video e çiftit duke u shoqëruar me miqtë u bë virale. “E di që je shtatzënë, por…” tha një mik në pamjet e paparacëve përpara se Justin, 30 vjeç, të qetësonte grupin.

Që kur modelja u martua me fituesin e Grammy-t në shtator 2018, ajo ka reaguar në disa raste për thashethemet e shtatzënisë.

Në prill të vitit 2022, Hailey mohoi spekulimet se është në pritje të ëmbël, pasi pozoi në tapetin e kuq të Grammy. “Nuk jam shtatzënë më lini të qetë”, shkroi ajo në Instagram në atë kohë.

Muajin pasardhës, modelja u shpreh për Sunday Times se sa e "frikësuar" ishte të bëhej nënë. Megjithatë, ajo vuri në dukje se donte një fëmijë.

 

Të këshilluara

Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”

Ditën e sotme Dijonis Biba ka ndërprerë rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”. Ky lajm erdhi i papritur nga ish-fermeri i cili fillimisht mblodhi konkurrentët e tj...

19:30

Kris Jenner zbulon se ka tumor

Kris Jenner tregoi së fundmi se mjekët zbuluan një tumor në një klip të ardhshëm të "Kardashians". Në një trailer të ri për sezonin e pestë të hitit Hulu, aj...

14:31

Rihanna dhe Kendrick kundër Drake?

Në mediat sociale kanë nisur thashetheme se Rihanna dhe Kendrick Lamar po punojnë për të krijuar këngë të re. Sipas raportimeve thuhet se kjo është një str...

22:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI