Flash

Besa Kokëdhima reagon pas skualifikimit nga 'Eurovision 2024'

Lapsi.al 10 May 2024
Besa Kokëdhima reagon pas skualifikimit nga 'Eurovision 2024'

Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2024 me këngën “Titan”, reagoi pas skualifikimit në natën e dytë të gjysmëfinales në garën e festivalit.

Përmes një videoje në Instagram, Besa shprehet:  “Përshëndetje të gjithëve bashkëkombësit të mi! Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja. Kemi bërë një punë shumë serioze dhe rigoroze gjithë këto muaj për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz. Jam shumë mirënjohëse kur e shprehni këtë me mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që nuk kaluam në finale, por kjo është gara dhe rregullat nuk i përcaktojmë ne. Shpresoj që ju thjesht ta keni shijuar dhe unë t’ju kem bërë krenare. Kjo është gjithçka që ma mbush shpirtin plot. Ju falenderoj shumë dhe ju dua fort shqipe, kudo ku jeni”.

Në finale kanë kaluar: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia, Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.

Ndërsa 6 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale. Finalja do të mbahet më 11 maj në Malmo Arena, Suedi.

Të këshilluara

Hailey Bieber nënë për herë të parë

Hailey Bieber është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me Justin Bieber. Çifti ndau lajmin emocionues përmes Instagramit të enjten pasi rinovuan betimet e ty...

14:14

Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”

Ditën e sotme Dijonis Biba ka ndërprerë rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”. Ky lajm erdhi i papritur nga ish-fermeri i cili fillimisht mblodhi konkurrentët e tj...

19:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI