Flash

Manja ironizon Bashën në Kuvend: Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë

Lapsi.al 9 May 2024
Manja ironizon Bashën në Kuvend: Ti kujdes me bojën, herë

Teksa në Kuvend po mbahet interpelancë mes deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, mes tyre nuk kanë munguar replikat, ironitë dhe akuzat.

Gjatë fjalës së tij Manja duke folur për amnistinë penale, theksoi se ky pr.ligj u miratua me votat e shumicës. Duke mos kursyer ironitë ndaj Aliebajt, Manja nuk u ndal dhe me Bashën.

“Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë.”, tha ai. Ndërsa Basha ia kthehu; “S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi!”.

Basha: Nuk i kam parë kurrë aktiv anëtarët e grupit tënd për të të mbrojtur. Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me lesht e mi. Të ngelën lesht e mi në gojë. Nuk jeni që puthët e përqafuat sebepin e 21 janarit? E bëtë president. Pse duhet të prisnit Strasburgut ju. Apo kur kryeministri i një vendi të NATO- s korruptoi një zyrtar të FBI. Këto janë gjëra të konsumuara. Ti nuk i thua dot shqiptarëve sot pse bashkë me bashkëpunëtorët e tu i gënjeve kur amnistove ata që amnistove dhe le në burg fëmijët e tyre.

Ti dhe shefi yt jeni nona e korrupsionit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI