Flash

Ndahen zyrtarisht Elia Zaharia dhe Princ Leka

Lapsi.al 8 May 2024
Ndahen zyrtarisht Elia Zaharia dhe Princ Leka

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë divorcuar zyrtarisht, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Sipas dokumentit të siguruar nga  Ballkan Web, vendimi për zgjidhjen e martesës së tyre është zyrtarizuar më 25 prill dhe tradhtia nuk ka qenë një arsye e përfundimit të martesës së çiftit.

Në të thuhet se ata janë ndarë për shkak të konflikteve të shumta e të vazhdueshme, ndërprerjes së bashkëjetesës dhe mungesës së komunikimit, arsye që janë aprovuar nga ish-çifti. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se aktorja nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë.

Rikujtojmë se Elia Zaharia dhe Leka Zogu u përfshinë në një konflikt, i cili rrëmbeu vëmendjen e mediave, pasi u tha se i ati i Elias, Gjergji, kishte dhunuar Lekan.

Asokohe, princ Leka kishte shkuar të takonte të bijën, Geraldinën dhe ishte përballur me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrrin, i cili ishte duke u kujdesur për mbesën e tij. Princ Leka pretendoi se ishte përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike ndaj tij. Ndërkohë Gjergj  deklaroi se është i moshuar dhe nuk kishte fuqi të ushtronte dhunë mbi askënd.

 

Të këshilluara

Madona thyen rekordin në Brazil

Rreth 1.6 milionë njerëz u mblodhën në plazhin Kopakabana të Brazilit,  për një koncert falas të këngëtares së popit, Madona, i fundit i turneut të saj botëror ...

17:13

Pse Rihanna nuk u shfaq në Met Gala 2024?

Rihanna u detyrua të anashkalonte Met Gala 2024 pasi u sëmur nga gripi, përfaqësuesja e saj konfirmoi për E!News. Megjithatë, një burim i tha Page Six Style ...

15:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI