Flash

Kurti nuk pranon shantazhin me Asociacion për pranimin në KiE

Lapsi.al 8 May 2024
Kurti nuk pranon shantazhin me Asociacion për pranimin në KiE

Albin Kurti vazhdon të këmbëngulë për të mos pranuar Asocacionin e komunave serbe, si pikën kryesore që duhet të realizojë vendi i tij në kuadër të marëveshjes me Serbinë. Madje ai ka dhënë sinjale të qarta se qeveria e tij nuk do të dorëzohet edhe në përkundrejt shantazhit se një gjë e tillë mund të bllokojë anëtarësimin përfundimtar në Këshillin e Evropës. Disa shtete të rëndësishme si Franca dhe Gjermania kanë shtuar këtë kusht të ri, për të dhënë OK-ejin e tyre përfundimtar, por Kurti e ka konsideruar "absurd" një pretendim të tillë. Duke folur para anëtarëve të kabinetit qeveritar të mërkurën, ai ka refuzuar kërkesën e perendimore për të çuan në Gjykatën Kushtetuese një draft për themelimin e Asociacionit

“Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat s’i ka pranuar dhe që nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde dhe përkundër kësaj tri herë gjatë këtij procesi u tentua që të futej kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim. Dy herë në komitetin për çështje politike dhe demokraci, më 27 mars në Paris dhe me 16 prill në Strasburg”, ka thënë Kurti.

Kryeministri e ka formuluar troç: “Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion” pasi sipas tij "ky kusht s’përputhet aspak me standardet që ka Këshilli i Evropës" (KiE).

“Pas tërë këtij rrugëtimi të shoqëruar me progres të vazhdueshëm, në këto javët e fundit u përballëm me një kusht të ri i cili nuk ka të bëjë aspak me standardet e zbatimit në këtë organizatë. Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, ne dëgjuam që ka kryeqytete që tash po kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.

Edhe më 6 maj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me  ambasadorët e rëndësishëm të shteteve të QUINT-it kërkoi që për dialogun të flitet në Bruksel dhe jo në Strasburg duke kërkuar që procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe dialogu Kosovë-Serbi të ngatërrohen me njëra-tjetrën.

Pikërishtë këtë ide e kanë mbrojtur edhe specialistë të mirnjohur perendimorë. Pak ditë më parë eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus tha për zërin e Amerikës: "Ky është një dështim i vërtetë i diplomacisë ndërkombëtare. Dhe po u lidhën këto dy çështje, Asociacioni me anëtarësimin në Këshill të Evropës, ju garantoj se asnjëra prej tyre nuk do të realizohet. Një rezultat i tillë do të ketë pasoja të rënda, shumë të dëmshme për pakicat, sepse Këshilli i Evropës ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qasjes në Gjyqin Evropian të të Drejtave të Njeriut".

Kosova aplikoi për t’u anëtarësuar në KiE gati dy vjet më parë - më 12 maj, 2022. Më 27 mars të këtij viti, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, grekes Dora Bakoyyanis, e cila tha se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i organizatës, ndërsa Asociacionin e konsideroi si çështje të brendshme të Kosovës. Për të arritur deri këtu qeveria Kurti plotësoi dhe kushtin e fundit atë të kalimit të një siparfaqe të madhe toke në pronësinë e manastirit ortodoks të Deçanit, akt të cilin Vetëvendosja e kishte anatemuar kur qe në opozitë

Më pas, më 16 prill, raporti i Bakoyyanisit u votua edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa vendimin përfundimtar pritet ta marrë Komiteti i Ministrave të jashtëm të 46 vendeve anëtare (27 prej të cilave në Bashkimin Evropian), që do të mblidhen në 17 maj.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI