Flash

Dua Lipa publikon albumin e ri ‘Radical Optimism’

Lapsi.al 3 May 2024
Dua Lipa publikon albumin e ri ‘Radical Optimism’

Dua Lipa ka publikuar albumin e saj të tretë, Radical Optimism. Me 11 këngë, ky është albumi i saj i parë i plotë në katër vjet që nga Future Nostalgia e cila u publikua në vitin 2020.

Këngëtarja publikoi këngën kryesore të albumit, Houdini, në nëntor të vitit të kaluar. Gjithashtu dy këngë të tjera, Training Season dhe Illusion, u publikuannë shkurt dhe prill të 2024.

“Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Radical Optimism’. Është një koncept që rezonoi me mua dhe u bëra më kurioze ndërsa fillova ta përfshija në jetën time”, tregoi artistja.

Ajo vijoi: “Më goditi – ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi. Në të njëjtën kohë, gjeta veten duke shqyrtuar historinë e muzikës së trip hop-it dhe Britpop-it. Më ka dhënë gjithmonë një ndjenjë kaq të sigurt optimizmi që e mora me vete në seancat e mia të regjistrimit muzikor”.

Këto janë titujt e këngëve nga albumi “Radical Optimism”:

1-End of an Era

2-Houdini

3-Training Season

4-These Walls

5-Watcha Doing

6-French Exit

7-Illusion

8-Falling Forever

9-Anything for Love

10-Maria

11-Happy for You

Të këshilluara

Emri i Beyoncé, pjesë e fjalorit francez

Emri i Beyoncé-s do bëhet pjesë e historisë franceze. Sipas The Time dhe France 24, këngëtarja është një nga 40 personat që do përfshihen në fjalorin Larouss...

18:54

Hailey Bieber është shtatzënë?

Hailey Bieber ka nxitur së fundmi aludimet se është shtatzënë me fëmijën e Justin Bieber gjatë një daljeje të fundit në Hawaii. Modelja u pa duke drekuar me ...

15:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI