Flash

Arsyeja e ndarjes së Kim nga Odell Beckham Jr.

Lapsi.al 3 May 2024
Arsyeja e ndarjes së Kim nga Odell Beckham Jr.

Kim Kardashian i ka dhënë fund romancës me Odell Beckham Jr.

Pas marrëdhënieve me ish-bashkëshortin e saj Kanye West, dhe ish të dashurin e saj Pete Davidson, Kim e mbajti këtë marrëdhënie shumë private. Romanca e tyre u konfirmua vetëm kur ata u mblodhën së bashku në Super Bowl 2024 në Las Vegas. Megjithatë, tani ata nuk janë më të lidhur dhe  thuhet se kanë mbetur miq.

Një burim tha për ‘ET’ se arsyeja kryesore që Kim dhe OBJ u ndanë ishte për shkak se ishin shumë të zënë.

Ai u shpreh: Kim dhe Odell kanë bërë gjërat e tyre kohët e fundit. Kim është kaq e zënë dhe nuk i ka bërë asnjë presion vetes për t’u përkushtuar ndaj askujt ose në një lidhje serioze.”

Burimi shton, “Kim dhe Odell kanë qenë gjithmonë të hapur dhe të sinqertë për të ardhmen e tyre, qofshin bashkë apo të ndarë. Ata kishin një gjë të mirë dhe nuk ka mëri mes tyre. Ata filluan si miq dhe ende janë. Ata do të vazhdojnë të jenë të respektueshëm për hapësirat, karrierën, familjet dhe miqtë e njëri-tjetrit”.

Kim ka katër fëmijë me ish Kanye, North West, Saint West, Chicago West dhe Psalm West.

Të këshilluara

Emri i Beyoncé, pjesë e fjalorit francez

Emri i Beyoncé-s do bëhet pjesë e historisë franceze. Sipas The Time dhe France 24, këngëtarja është një nga 40 personat që do përfshihen në fjalorin Larouss...

18:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI