Flash

Protesta e gazetarëve/ Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë

Lapsi.al 2 May 2024
Protesta e gazetarëve/ Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e zhvilluar para Kuvendit, për lirinë e medias, në prag të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit. Xama është shprehur se sot politika në Shqipëri ka vënë nën sulm median.

Ajo më tej shtoi se se shenjat e para që gazetaria të rikthehet në shina është të hiqen kasetat e gatshme, edhe të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike.

"Dua ta solidarizohem me të gjithë kolegët e mi pasi sot të bëhesh gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve në vend që të jenë më tolerantë ndaj medias dhe të respektojnë lirin që e saj. Shenjat se si respektohet liria nuk vijnë me konferenca për shtyp apo duke tentuar me botime që të marrin afër tyre organizata që janë në mbrojtje të gazetarëve.

Shenjat e para janë që të hiqen kasetat e gatshme, të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike, fushtat deziformuese apo deri në sulme me arme dhe dhunime gazetarëve," tha ajo.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI