Flash

Gazetarët protestojnë në hyrje të Kuvendit: 30 raste sulmesh në një vit, politika të reflektojë

Lapsi.al 2 May 2024
Gazetarët protestojnë në hyrje të Kuvendit: 30 raste sulmesh

Gazetarët e terrenit kanë protestuar mëngjesin e kësaj të enjteje në hyrje të Kuvendit, për sulmet e vazhdueshme të politikës dhe jo vetëm, në drejtim të punonjësve të medias. Me pankarta në duar, shumë prej tyre kanë sjellë në vëmendje rastet e dhunës dhe shantazhit me të cilat janë përballur çdo ditë.

Sipas gazetarëve, në harkun kohor të një viti, në drejtim të punonjësve të medias, kanë ndodhur më shumë se 30 raste sulmesh. Dita e nesëeme shënon dhe Ditën Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, dhe për këtë fakt gazetarët kanë zgjedhur që të protestojnë përpara deputetëve, një pjesë e të cilëve u shpreh pro tyre.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI