Flash

Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

Lapsi.al 30 April 2024
Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe

Parlamenti Evropian ka ratifikuar, me 563 vota pro, shtatë kundër dhe 17 abstenime, qëndrimin e tij për surrogacinë, që tashmë zyrtarisht konsiderohet si shfrytëzim dhe pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore. Prandaj, parlamenti ka ratifikuar rregulloren kundër surrogacisë që Parlamenti Evropian miratoi në tetor 2023, e cila e përfshiu këtë “krim të ri” në direktivën kundër trafikimit të Bashkimit Evropian.

Ai gjithashtu mbështet marrëveshjen e shpallur në fillim të këtij viti nga Këshilli Evropian, i cili propozoi të vendoset, jo vetëm surrogacia, por edhe martesa e detyruar dhe birësimi i paligjshëm si lloje të shfrytëzimit, që bien gjithashtu nën përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

"Trafikimi i qenieve njerëzore është një akt kriminal që ka një kosto të lartë njerëzore. Ky përditësim shumë i nevojshëm i direktivës do të pajisë më mirë Shtetet Anëtare për të luftuar këtë krim të tmerrshëm në të gjitha format e tij”, tha Paul Van Tigchelt, ministri i drejtësisë i Belgjikës (vendi që mban presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian).

Rezoluta parashikon dënime deri në 5 vjet për këto praktika dhe deri në 10 vjet nëse konsiderohet një vepër e rëndë. Ky është një hap pozitiv drejt synimit më të gjerë për të shfuqizuar në nivel ndërkombëtar, për shkak të dinjitetit njerëzor të nënës dhe fëmijës, i cili cenohet nga tregu i mitrës me qira.

Surrogacia me detyrim ose mashtrim

Sipas dokumentit të miratuar nga Parlamenti Evropian, në mënyrë që surrogacia të jetë një krim, duhet të ndodhë nëpërmjet detyrimit ose mashtrimit të gruas viktimë të veprojë si nënë surrogate. Bashkë-raportuesja spanjolle për Komitetin për të Drejtat e Grave dhe Barazinë Gjinore, Eugenia Rodríguez Palop (Nga Grupi i Majtë) pranoi se të gjithë duhet të bënin kompromis për përkufizimin e tekstit dhe sot janë më afër përfundimit të kësaj barbarie.

Duke komentuar ushtrimin e prostitucionit, ajo tha: Të kenë parasysh shtëpitë publike që nuk respektojnë ligjin, kudo ka shtëpi publike. Mos harroni, sipas kësaj direktive, nëse personat kërkojnë shërbime seksuale nga njerëzit duke e ditur se janë viktima, ata janë duke kryer krim.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, shfrytëzimi seksual dhe i punës janë objektivat kryesore të trafikimit të qenieve njerëzore, megjithëse në vitin 2020, martesat e detyruara dhe birësimi i paligjshëm përbënin 11% të të gjitha viktimave në BE. Përveç dënimeve me burg, legjislacioni i ri parashikon sanksione më të forta ndaj personave juridikë, të cilët mund të përjashtohen nga aksesi në financimin publik. Marrëveshja do të thotë që shtetet anëtare do të duhet të bëjnë gjithashtu një vepër penale përdorimin e shërbimeve të ofruara nga personat e trafikuar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI