Flash

Do të përjashtojë Kryemadhin nga partia? Meta: Askush s’e ka marrë peng!

Lapsi.al 27 April 2024
Do të përjashtojë Kryemadhin nga partia? Meta: Askush s’e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se Monika Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij. Në një deklaratë për mediat Meta tha se askush nuk e ka marrë peng Kryemadhin. Ai shtoi se do të luftojnë nepotizmin dhe se kjo nuk është një konventë kundër Monikës.

“Kush e gënjeu Monikën? Monika Kryemadhi është deputete, dhe mund të zgjidhet deputete sa herë që të dojë. Ajo ka dyfishin e votave, dyfishin e Luçiano Boccit. Ajo është anëtare. Do të luftojmë nepotizmin. Kjo nuk është një konventë kundër Monikës. Të lutem, kur të hipësh atje bashkë me Osmanin, atëherë do të pyesësh. Sa vjeç je? (I drejtohet gazetarit). Ka punë, por nuk ka profesionistë. Ashtu thotë ai torollaku. Do të garantojmë Shqipërinë me 4 mln plus. Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI