Flash

Varka me emigrantë u sulmua nga rivalët e trafikantëve, 18-vjeçarja rrëfen tmerrin për mbijetesë

Lapsi.al 26 April 2024
Varka me emigrantë u sulmua nga rivalët e trafikantëve,

Një 18-vjeçare ka rrëfyer eksperiencën e saj ku tregoi se si mbijetoi gjatë udhëtimit me gomone më destinacion Anglinë. Në një intervistë për Sky News, Heivin shpjegoi se gomonia me të cilën po dhëtonin në kanalin që lidh Francën me Anglinë u përmbys dhe ajo ka treguar momentet e tmerrit. Sipas dëshmisë së saj gomonia ishte e mbingarkuar, ndërsa në të ndodheshin edhe njerëz të armatosur.

Ajo konfirmoi se gomonia ku ndodhej u sulmua nga një grup rival emigrantësh, të armatosur me shkopinj dhe thika, ndërsa po përgatitej të nisej.

“Njerëzit po luftonin, njerëzit po shkeleshin me këmbë, ata po vdisnin dhe po hidheshin në det”, ka treguar e reja, e cili thotë se vetë ra në ujë, por u tërhoq nga një person tjetër në varkë.

Dy pasagjerë të tjerë që ranë në ujë, mes tyre edhe një vajzë e re, janë mbytur, ndërsa tre persona të tjerë vdiqën në varkë. Heivin bën përgjegjës grupin rival, që siç shprehet ajo i rrëmbyen duke shkaktuar tragjedi.

“Nëse ata nuk do të kishin ardhur dhe nuk do të fillonin të luftonin, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur”, ka treguar ajo.

Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në ujërat pranë qytetit bregdetar francez të ëimereux. Në kohën kur mbërritën shërbimet e urgjencës, ishte e qartë se njerëzit kishin vdekur, si në varkë ashtu edhe në ujë.

“Rashë në ujë, por një burrë më ndihmoi të ngrihesha”, tha Heivin.

“Të gjithë po hipnin në bord dhe kishte shumë njerëz – mbi 110 vetë. Unë isha përpjekur të isha në front, por pasi rashë në ujë u ula në skajin e varkës dhe nuk shkova në anën tjetër – aty po luftonin njerëzit. Falënderoj Zotin që nuk u futa në pjesën e sipërme të gomones. Do të isha mbytur. Falënderoj Zotin për këtë çdo ditë”, tha ajo.

Heivin ka kaluar shtatë muaj duke udhëtuar nëpër Evropë që kur u largua nga Iraku. Ajo tha se donte të shkonte në Britani sepse është një vend më i mirë për të Evropës. Ajo ka bërë 30 përpjekje për të kaluar Kanalin, por ka dështuar çdo herë. Herë ka qenë policia franceze që ka shkatërruar varkat ndërsa herë të tjera skafi me të cilin ajo udhëtonte është prishur.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI