Flash

Mbreti Charles në gjendje të rëndë, planet e pallatit për funeralin e tij

Lapsi.al 26 April 2024
Mbreti Charles në gjendje të rëndë, planet e pallatit

Zyrtarët e Pallatit Buckingham po përditësojnë rregullisht një plan veprimi për funeralin e ardhshëm të mbretit Charles pasi burimet mbretërore kanë zbuluar se gjendja shëndetësore e monarkut po përkeqësohet.

Sipas burimeve të brendshme, plani i titulluar “Operacioni Menai Bridge” për përgatitjet për funeralin e mbretit kanë nisur që nga dita pasi mbretëresha e ndjerë Elizabeth u nda nga jeta në vitin 2022, si një udhëzues për të siguruar që ceremonia e Charles të zhvillohet pa pengesa. Monarku 75-vjeçar ka rralluar daljet e tij publike pas njoftimit për diagnozën e kancerit në shkurt.“Të gjithë janë optimistë, por ai është vërtet shumë i sëmurë”, tha një mik i vjetër i familjes mbretërore.

Pallati  mbretëror më 5 shkurt njoftoi se Charles ishte diagnostikuar me kancer. Kjo diagnozë erdhi jo shumë kohë pasi ai iu nënshtrua një procedure për një prostatë të zmadhuar.

“Siç do ta dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh”, filloi deklarata. “Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë.”

Ai shtoi, “Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale.”

Të këshilluara

Fansat kundër "Yeezy p0rn": Zhgënjyese

Fansat e Kanye West janë habitur pasi reperi zbuloi idenë e tij për të lançuar 'Yeezy p0rn'. Pasi pushtoi botën e muzikës dhe u fut në modë, tani ai është ga...

17:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI