Flash

Dy shqiptarët ‘fluturojnë’ me makinë në oborrin e shtëpisë në Itali

Lapsi.al 25 April 2024
Dy shqiptarët ‘fluturojnë’ me makinë në oborrin

Dy të rinj shqiptarë, të dy të moshës 21 dhe 22 vjeç mbetën të plagosur rëndë këtë të mërkurë në Itali, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ata morën një gjysmë kthese me shpejtësi marramendëse dhe u përplasën në bordurë. Automjeti u ngrit në ajër dhe "fluturoi" në kopshtin e një vile pranë rrugës.

Sipas mediave italiane, të dy shqiptarët janë në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti që mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda po hetohen nga autoritetet, ndërsa sipas mediave fqinje, dyshimet e para janë se shqiptarët udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Të këshilluara

Pluhuri afrikan mbulon disa zona në Greqi

Pas Shqipërisë, pluhuri afrikan ka mbuluar disa zona të vendit fqinj Greqisë, duke u kthyer në një shqetësim për banorët. Meteorologët rekomandojnë që qytetarët...

10:46

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI