Flash

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë, vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 24 April 2024
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me intervale të herëpasherëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash. Ato do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Nuk do të mungojnë shtrëngata të izoluara kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë nga perëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin shpejtësi 9-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • Në zonat malore 5 deri 15°C
  • Në zonat e ulëta 9 deri 19°C
  • Në zonat bregdetare 10 deri 18 °C.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI