Flash

I dënuar për prodhim dhe shitje drøge, vihet në pranga 35-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 24 April 2024
I dënuar për prodhim dhe shitje drøge, vihet në pranga

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi ishte dënuar me burg në mungesë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Tempulli 2”, është kapur shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të vendimit të datës 22.04.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila i ka caktuar 35-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 100.6 lekë dhe do të shitet me 101.3 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 94 lekë dhe do shitet me 95 lekë...

08:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI