Flash

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, rinis sot punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

Lapsi.al 23 April 2024
Pas 4 mbledhjeve të dështuara, rinis sot punën Komisioni Hetimor

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, Komisioni Hetimor i Shëndetësisë do të mblidhet sot në orën 13:00, pas dakordësisë së palëve për të kthyer punën në normalitet. Opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

Zhbllokimi i punës në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi vjen pasi opozita kërkoi ndërhyrjen e Lindita Nikollës dhe pas një takimi që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pati me kryeparlamentaren. Në këtë takim u informua se nuk ka një vendim politik të PS për të bojkotuar punën e komisioneve hetimore, por se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët brenda komisionit.

Komisioni Hetimor i Koncesioneve në Shëndetësisë ka hartuar deri më tani vetëm listën e dëshmitarëve, ku do të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama, ish-ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Albana Koçiu e të tjerë funksionarë apo ish-funksionarë të lartë të ministrisë së shëndetësisë. Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit, ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI