Flash

Del në ankand fustani i Kate Moss

Lapsi.al 14 April 2024
Del në ankand fustani i Kate Moss

Një kopje pothuajse identike e fustanit të diskutueshëm të Kate Moss e veshur në një festë të vitit 1993, do të dalë në ankand.

Kerry Taylor Auctions njoftoi së fundmi se fustani i bërë nga Liza Bruce, e cila dizajnoi fustanin e Moss- do të jetë pjesë e ankandit të saj të modës Vintage "Antique Costume & Textiles" më 16 prill. Shtëpia e ankandeve me bazë në Londër pret që kopja të shitet për 250 deri në 380 dollarë.

Origjinali u nxor nga koleksioni i pranverës 1994 i Bruce dhe u vesh nga Moss në  "Look of the Year" organizuar nga Elite Model Management në Londër. Ansambli i guximshëm vazhdoi të bëhej një nga veshjet më ikonike në historinë e modës, duke frymëzuar shumë më tepër - duke përfshirë fustanin e argjendtë të tejdukshëm të vajzës së saj Lila në Fashion Awards 2023.

Ankandi i Kerry Taylor do të përfshijë gjithashtu bluzën aktuale të Moss të veshur në kopertinën e qershorit 2004 të Magazine i-D dhe një përzierje të pjesëve vintage nga Chanel, Christian Dior, Yves Saint Laurent, Vivienne Westwood dhe Gianni Versace./Lapsi.al

Të këshilluara

Gwen Stefani ribashkohet me No Doubt

Gwen Stefani u ribashkua zyrtarisht me grupin e saj, No Doubt,  gjatë ditës së dytë të Coachella Valley 2024 në Indio, Kaliforni. "Kanë kaluar nëntë vjet!" k...

10:56

Publikohen fotot e fundit të O.J Simpson

Së fundmi janë publikuar fotot e fundit të O.J. Simpson. Simpson vdiq të mërkurën në moshën 76-vjeçare pas një beteje me kancerin. Të enjten, familja e ish...

16:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI