Flash

Regjisorja flet për kritikat rreth martesës së saj me Aaron Johnson

Lapsi.al 10 April 2024
Regjisorja flet për kritikat rreth martesës së saj me Aaron

Sam Taylor-Johnson thotë se njerëzit që kritikojnë marrëdhënien e saj me Aaron Taylor-Johnson janë persona "abuzues" të cilët janë "të mërzitur" me jetën e tyre.

Regjisorja e njohur 57-vjeçare – e cila është 23 vjet më e madhe se bashkëshorti i saj aktor, 33 vjeç – tha në një intervistë të re se diferenca e tyre e shumëpërfolur e moshës “asnjëherë” nuk shfaqet në martesën e tyre. Ajo gjithashtu  vuri në dukje se marrëdhënia e tyre tashmë ka zgjatur më shumë se martesa e saj e parë me tregtarin e artit Jay Jopling, 60 vjeç, me të cilin ishte e martuar nga viti 1997 deri në 2008.

“Pra, nëse e mendoni në atë mënyrë, atëherë hendeku në moshë nuk bën ndonjë ndryshim”, tha ajo. Sam foli gjithashtu sinqerisht për raportin e saj me njerëz "abuzues" në internet, të cilët kanë qenë kritikë për romancën me Aaron, të cilin e takoi në xhirimet e filmit të saj të vitit 2009, "Nowhere Boy".

"Është thjesht atje, por nuk do të thotë asgjë," u shpreh Johnson për komentet e mediave sociale “Janë vetëm njerëzit të mërzitur,me dyshime për jetën e tyre,” vazhdoi ajo, duke vënë në dukje se fëmijët e saj nuk duket se “ndikohen” nga kritikat. “Ata shohin dy prindër të dashur e të lumtur. Thjesht mendojnë se njerëzit janë pak të poshtër ose të çmendur.”

 

Të këshilluara

Fedez thyen heshtjen për ndarjen nga Chiara

Fedez ka folur së fundmi për ndarjen nga Chiara Ferragni. Gjatë intervistës në “Belve” përballë Francesca Fagnani, ai tregoi se prej 3 vitesh kanë pasur vështir...

14:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI