Flash

Billie Eilish zbulon detaje rreth albumit të ardhshëm

Lapsi.al 8 April 2024
Billie Eilish zbulon detaje rreth albumit të ardhshëm

Billie Eilish më në fund po ndan detaje rreth albumit të saj të tretë të ardhshëm.

"Hit Me Hard and Soft" do të shënojë albumin e parë të Eilish që nga  projekti i vitit 2021 i nominuar për Grammy "Happier Than Ever". Albumi i ri u shkrua nga Eilish dhe bashkëpunëtori i saj i zakonshëm, vëllai Finneas, i cili gjithashtu prodhoi publikimin e ardhshëm."Hit Me Hard and Soft" do të mbërrijë më 17 maj.

"Hit Me Hard and Soft", albumi im i tretë do të dalë më 17 maj. Jam e entuziasmuar. Finneas dhe unë nuk mund të ishim më shumë se krenar për këtë album dhe mezi po presim që ju ta dëgjoni. Ju dua!", shkroi këngëtarja.

[embed]https://www.instagram.com/p/C5gTZU-rWIJ/[/embed]

Dyshja shijuan një sezon të frytshëm çmimesh në fillim të këtij viti, me baladën melankolike të Eilish nga filmi "Barbie", "What Was I Made For?" duke fituar çmime Grammy për këngën e vitit dhe këngën më të mirë të shkruar për mediat vizuale, si dhe një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale.

Billie gjithashtu "ka qenë e zëshme për angazhimin e saj ndaj shkaqeve mjedisore dhe do të publikojë "Hit Me Hard and Soft" në të gjitha platformat dixhitale dhe formatet fizike — duke përdorur materiale 100% të riciklueshme — në të njëjtën ditë, me të njëjtën listë këngësh./Lapsi.al

Të këshilluara

Rikthehet çështja gjyqësore Jolie-Pitt

Vite pas ndarjes së tyre, Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë ende duke luftuar në gjykatë për kompaninë e tyre të përbashkët të verës. Ish-çifti zotëron Mirav...

11:25

Lily Allen kritikon albumin e ri të Beyonce

Lily Allen ka kritikuar së fundmi albumin e ri të Beyonce-s, “Cowboy Carter”. Artistjq , i bëri këto komente në podcastin e saj të “BBC Sounds Miss Me?” me b...

10:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI