Flash

Shpallet vendimi i gjykatës për fotot intime të Michael Jackson

Lapsi.al 5 April 2024
Shpallet vendimi i gjykatës për fotot intime të Michael Jackson

Kompania e produksionit të Michael Jackson i ka kërkuar gjykatës të refuzojë kërkesën e paarsyshme të Robson dhe James Safechuck për të pasur akses në fotografitë intime të artistit.

MJJ Productions u shpreh se dokumentet shumë të ndjeshme janë vulosur tashmë nga gjykata superiore e Santa Barbara për të mos u hapur më dhe sipas tyre, shkelja e këtij vendimi për materiale kaq intime është e paprecedentë.

Sipas kërkesës që kanë bërë Robson dhe James Safechuck, materialet në fjalë janë marrë në 1993-shin në të njëjtën kohë kur ngrihen akuzat e abuzimit seksual ndaj të miturve. Avokatët e Jackson janë të bindur se nuk ka arsye legjitime për t’u zbatuar kërkesa e paditësve. Personat që kanë akuzuar Jackson për abuzim seksual janë të bindur se materialet intime do ndihmojnë në zhvillimin e çështjes së tyre.

Kujtojmë se Robson ngriti padi për Jackson në 2013-ën, ndërsa Safechuck, një vit më vonë. Të dy u shfaqën edhe në dokumentarin dedikuar abuzimeve seksuale të Michael Jackson, “Leaving Neverland”.

Në padinë e Robson, balerini pretendoi se MJ kishte abuz*ar se*sualisht me të nga mosha 7 vjeçare deri në moshën 12 vjeçare, duke pretenduar se “Michael Jackson ishte një nga njerëzit më të sjellshëm dhe më të dashur që njoha. Ai më ndihmoi jashtëzakonisht me karrierën time dhe kreativitetin. Ai gjithashtu ka abuzuuar se*sualisht me mua për shtatë vjet.”/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI