Flash

Britney Spears reflekton për martesën e saj me aktorin

Lapsi.al 5 April 2024
Britney Spears reflekton për martesën e saj me aktorin

Britney Spears ka vendosur të tregojë detaje të reja për martesën e saj  me Sam Asghari.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, ajo publikoi një video (dhe më pas e fshiu) me ish-bashkëshortin teksa kërcenin dhe luanin. Poshtë postimit, Spears theksoi se marrëdhënia e tyre nuk ishte kaq e bukur dhe e ëmbël sa kjo video.

“Flas ndonjëherë për të shkuarën time sepse dua të ruaj veten nga gabimet që kam bërë dikur. Jam duke mësuar të mos e izoloj veten kur kaloj në periudha të rënda dhe të vështira”, u shpreh artistja.

Më tej, duke folur për veten, Britney sqaroi se është një individ shumë i ndjeshëm dhe i ndërlikuar.

“Më merr malli të jem aq e hapur sa dikur me njerëzit. Kush më njeh e di se si dashuroj unë. Të dua aq shumë sa është e turpshme dhe do të dua për gjithë jetën time. Ky është një detaj që do e ruaj gjithmonë edhe kur situata nuk është e bukur dhe e qetë. Shpresoj që në të ardhmen të kuptoj pse nuk ndihem kurrë mjaftueshëm”, tregoi këngëtarja.

Spears dhe Asghari janë në proces divorci, pas martesës që zgjati vetëm një vit. Ata kanë nisur procedurat e ndarjes në gusht 2024./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI