Flash

Anya Taylor-Joy konfirmon martesën e fshehtë me aktorin

Lapsi.al 3 April 2024
Anya Taylor-Joy konfirmon martesën e fshehtë me aktorin

Anya Taylor-Joy ka konfirmuar se është martuar në fshehtësi me partnerin e saj Malcolm McRae në vitin 2022, në Nju Orlins.

Protagonistja e “The Queen’s Gambit” u tha fansave se është martuar me “shokun e saj të ngushtë” në një ceremoni në ditën e 1 Prillit të dy viteve më parë.

“Magjia e asaj dite është gdhendur përgjithmonë në çdo qelizë të qenies time. Gëzuar përvjetorin e dytë dashuria ime…  je më i miri”, shkroi aktorja në Instagram. Në postim Anya përfshiu edhe disa foto nga ceremonia e cila ishte krijuar mbi tematikën e vampirëve ku tortat ishin në formë zemre të vendosura mes një ‘pellgu gjaku’.

 

 

Cara Delevingne ishte një prej të ftuarave në dasmë, ndërsa fustani ishte dizenjuar nga Dior. Edhe bashkëshorti i Taylor-Joy, Malcolm postoi disa momente në rrjetet sociale shoqëruar nga një dedikim. “Të dua tani dhe në një farë mënyre të kam dashur gjithnjë dhe disi, s’do të mbarojë kurrë”. Në tetor, çifti bëri një dasmë  në Venecia ku ishin të pranishëm të gjithë miqtë e tyre.

Të këshilluara

Beyonce bën histori me albumin Cowboy Carter

Beyoncé tashmë po bën histori me Cowboy Carter! Të premten, Spotify njoftoi se albumi i tetë në studio i këngëtares  ishte albumi më i transmetuar në platforma...

16:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI