Flash

Angelina Jolie fiton betejën ligjore me Brad Pitt

Lapsi.al 29 March 2024
Angelina Jolie fiton betejën ligjore me Brad Pitt

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë në bisedime për të arritur një marrëveshje përfundimtare ligjore, ndërsa aktori ka hequr dorë nga ndjekja për kujdestari të përbashkët të fëmijëve.

Ndonëse Brad ka kërkuar më parë një marrëveshje 50/50 për gjashtë fëmijët e tyre, një burim tregon se ai tashmë nuk po e ndjekë më këtë çështje, duke i lënë Angelina të mbajë kujdestarinë kryesore dhe ai të ketë të drejtën e vizitave, shkruan DailyMail.

Vetëm Shiloh, 17 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15 vjeç, janë ende nën moshën 18 vjeçare. Fëmijët e tjerë – Maddox 22 vjeç, Pax 20 vjeç dhe Zahara 19 vjeç – janë tashmë të rritur dhe nuk janë subjekt i ndonjë marrëveshjeje kujdestarie.

Pax nuk ka folur me Bradin që nga ngjarja në avionin privat që shënoi fundin e martesës së aktorëve, dhe thuhet se ai nuk e konsideron më Pitt si babain e tij. Zahara tashmë përdor emrin “Zahara Jolie” në vend të emrit të plotë ligjor “Zahara Jolie Pitt”.

Ndërkohë, përfaqësuesit juridikë të Brad-it e përshkruajnë atë që ka ndodhur mes tij dhe fëmijëve si “alienim prindëror tipik” dhe pretendohet se ishte qëllimi i Angelinas të zgjaste divorcin deri sa fëmijët të mbushnin 18 vjeç.

Të këshilluara

Jeremy Renner i rikthehet aktrimit

Jeremy Renner i është kthyer aktrimit. Të enjten, Paramount+ publikoi trailerin e sezonit 3 për Mayor of Kingstown, premierë më 2 qershor. Traileri  përshkru...

14:48

Amber Rose flet për lidhjen me Kanye West

Gjatë episodit të së enjtes në "Just B with Bethenny Frankel", Amber Rose pretendoi se Kanye West e shtyu atë të vishej më seksi pasi lidhja e tyre e trazuar fi...

14:34

MGK reagon ndaj deklaratës së Megan Fox

Machine Gun Kelly po mbështet Megan Fox-in pas intervistës së saj bombë në Call Her Daddy. Një burim i tha ET se muzikanti po qëndron pranë dashurisë së tij ...

16:47

Lenny Kravitz prezanton albumin e ri

Lenny Kravitz ka prezantuar albumin e tij të ardhshëm “Blue Electric Light” në Meksikë. Kënga e re e Kravitz titullohet “Human”, me një përzierje mes rock, f...

14:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI