Flash

VIDEO/ Momenti kur Clinton urdhëroi nisjen e bomardimeve të NATO-s ndaj Serbisë

Lapsi.al 24 March 2024
VIDEO/ Momenti kur Clinton urdhëroi nisjen e bomardimeve të NATO-s

25 marsi i vitit 1999 shënon nisjen e bomardimeve të NATO-s mbi zonat ushtarake dhe policore serbe. Pas refuzimit atëherë të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Milloshevic, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dha urdhër për nisjen e sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike. Ato zgjatën 78 ditë deri më 9 qershor, kur okupatori serb edhe u dorëzua. Para nisjes, Clinton mbajti edhe një fjalim ku edhe ua sqaroi popullit amerikan se pse kjo fushatë ishte e nevojshme.

"Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, - u shpreh ai. Gjatë fjalimit të tij, Clinton theksoi se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë, gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.

"Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre, kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë" - tha Clinton. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI