Flash

Video/ Rama replikon me gazetaren për investimin në portin e Durrësit, tenton ta prekë në faqe

Lapsi.al 19 March 2024
Video/ Rama replikon me gazetaren për investimin në portin e

Kanë mjaftuar disa pyetje mbi investimet e huaja në Shqipëri për të bërë që kryeministri Edi Rama të humbiste toruan. I pyetur fillimisht nga gazetarët mbi investimin në ishullin e Sazanit kreu i ministrave ta insistuar se gjithçka bëhet për zhvillimin dhe pasurimin e shqiptarëve. E megjithatë kur është përballur me disa fakte si falja e taksave apo shitja në gropë e pallateve në rastin e portit të Durrësit, kryeqeveritari ka shpërthyer. Fillimisht ai ka refuzuar të japë një përgjigje dhe në fund ka prekur në faqe gazetaren Ambrozia Meta, edhe pse kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa është shmangur me shpejtësi.

Replikat:

Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…

Rama: Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.

Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….

Rama: Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat?

Rama nuk i përgjigjet

Gazetarja: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….

Rama: Shko shifi (Shkon ta prekë në fytyrë)

Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/03/whatsapp-video-2024-03-19-at-110202_d9aLcrNH.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI