Flash

Vendimet e reja të Greqisë, emigrantët shqiptarë do të lejohen të lëvizin me vërtetim të lejes së qëndrimit

Lapsi.al 19 March 2024
Vendimet e reja të Greqisë, emigrantët shqiptarë do të

Greqia ka publikuar në fletoren zyrtare rregulloren sipas së cilës emigrantët shqiptarë do të lejohen të kalojnë lirshëm me vërtetimin të lejes së qëndrimit deri më 31 dhjetor 2024. Kjo rregullore hedh poshtë atë të mëparshmen, sipas së cilës shqiptarët në Greqinë do të pengoheshin të qarkullonin pas 31 marsit, nëse ishin në pritje të lëshimit apo rinovimit të lejes së qëndrimit.

Sipas vendimit, kjo vlen për ata që janë mbajtës të një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi; për ata që janë mbajtës të një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe "të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia."

"Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI