Flash

Ndahet nga jeta skenaristi i filmit “The King’s Speech”

Lapsi.al 19 March 2024
Ndahet nga jeta skenaristi i filmit “The King’s Speech”

David Seidler, i njohur për shkrimin e skenarit të filmit të njohur ,“The King’s Speech”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Mediat amerikane shkruajnë se skenaristi britanik ndërroi jetë në Zelandën e Re, por nuk japin arsyet e vdekjes.

Skenaristi i lindur në Londër, i cili kishte probleme në të folur, solli në ekranin e madh historinë e vërtetë se si Mbreti George VI e kapërceu pengesën që kishte vetë David.

Gjatë gjithë karrierës së tij, David shkroi për një sërë projektesh, përfshirë edhe filmat e animuar për fëmijë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI