Flash

Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Berishën, Gjokutaj: Munguan dy prokurorët

Lapsi.al 19 March 2024
Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Berishën, Gjokutaj:

Shtyhet seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për pjesëmarrje në seancat plenare. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha për mediat se në seancë mungonin dy prokurorët për arsye profesionale.

'Për arsye profesionale nuk mund të ishin prezent. Është një sebep, janë dy prokurorë, të paktën njëri duhej të ishte prezent. Profesioni i prokurorit është në hetim dhe gjykim.'

Gjokutaj u pyet edhe për uljen në tryezë të opozitës me mazhorancën, por për Gjokutaj ajo nuk zgjidh problemin e Berishës që të marrë pjesë në seancat plenare.

'Ai kontakt atje nuk zgjidh problemin këtu. Zoti Berisha është në të njëjtat kushte. Jemi në kërkimet tona që ai të marr pjesë. Nga SPAK dhe Gjykatën e Shkallës së Parë na është rrëzuar. Është e rëndë të mungojnë prokurorët në seancë. Në një seancë ku ka një kërkesë shumë domethënëse. Si duket edhe një herë vërteton atë faktin se pa u rreshtuar politika këta nuk marrin pjesë dhe vazhdojnë me arsye profesionale.'

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI