Flash

SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, janë kursyer para

Lapsi.al 18 March 2024
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht,

Ish-ministri i shëndetësisë,  Ilir Beqaj ka folur për mediat pas komunikimit të akuzës 'shpërdorimi të detyrës' nga SPAK. Beqaj është zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, ndërsa 8 të pandehurve të tjerë iu komunikua akuza të premten e 15 marsit.

“Përfundoi hetimi dhe u mora si i pandehur për shpërdorim detyre, në bashkëpunim. SPAK duhet ta kishte nisur vlerësimin e punës time me përmbushjen e ligjit dhe kushtetues, pasi garantimin e kujdesit shëndetësor nga veriu jug për qytetarët, e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para.

SPAK nuk e mori fare mundimin që të hetonte këtë gjë. Kisha detyrim që ta vë në punë sterilizimin. Shqiptarët janë operuar në kushte të sigurta. Prokurorët nuk ishin në gjendje që të bënin dy vlerësime, vlera e parasë dhe si është materializuar ndarja publik-shqiptar. Ua dhamë me koncesion Sterilizimin që t’u shërbenim më mirë shqiptarëve. Të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku do dalë e vërteta e përfitimit që ka përfituar çdo shqiptar.”, tha Beqaj pasi doli nga SPAK.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 103.2 lekë dhe do të shitet me 103.9 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.6 lekë dhe ...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI