Flash

Bardhi kundër aktit për rishikimin e buxhetit: Antikushtetues, nuk reflekton problemet e ekonomisë

Lapsi.al 18 March 2024
Bardhi kundër aktit për rishikimin e buxhetit: Antikushtetues, nuk

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar në Komisionin e Çështjeve ligjore, aktin normative të qeverisë që rishikon buxhetin, duke e cilësuar si antikushtetues dhe ndërhyrje që nuk shkon për problemet e ekonomisë.

“Ka një praktike disavjeçare, që ndërhyhet dy apo tri herë, me akt normative në buxhetin e shtetit. Ky është abuzim me të drejtën që ka Këshilli i Ministrave për të miratuar në kushte nevoje dhe urgjence masa të përkohshme me akt normativ. Mirëpo ky nuk është rasti. Ndaj gjykoi se pikësëpari bie ndesh me kushtetutën dhe është qartësisht marrje e kompetencave nga ana e Këshillit të Ministrave të kompetencave të Kuvendit”, tha ai.

Nga ana tjetër Bardhi ka denoncuar parashikimin e fondeve për Portin e Durrësit, ku shqiptarët duhet të paguajnë 400 milion euro, për shkak se Edi Rama i fali portin një kompanie private.

“Qeveria ka deklaruar kur u miratua ligji korruptiv i Portit të Durrësit që nuk do paguhet asnjë lek nga buxhet, tani na thotë do paguajmë 400 milion euro. Qeveria ka gënjyer Parlamentin”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI