Flash

Scholz: Sulmi në Rafah të Gazas, do ta bënte paqen rajonale shumë të vështirë

Lapsi.al 17 March 2024
Scholz: Sulmi në Rafah të Gazas, do ta bënte paqen rajonale

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot, pas bisedimeve me mbretin jordanez Abdullahu, se numri i madh i viktimave civile që do të vinte nga një sulm izraelit në qytetin Rafah të Gazës, do ta bënte paqen rajonale shumë të vështirë. Ky është një nga argumentet kryesore që ai do të sjellë në bisedimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Bisedimet e organizuara me nxitim, vijnë pasi Izraeli miratoi të premten një plan për të sulmuar qytetin në skajin jugor të Gaza, ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të tij janë strehuar pas pesë muajsh lufte.

"Tani për tani, bëhet fjalë për të siguruar që të arrijmë në një armëpushim afatgjatë. Kjo do të na mundësonte të parandalonim një ofensivë të tillë tokësore. Është e qartë që ne duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë që situata të mos përkeqësohet nga ç'është tashmë. Izraeli ka çdo të drejtë të mbrojë veten.. Në të njëjtën kohë, nuk mund të ndodhë që ata në Gaza që ikën në Rafah të kërcënohen drejtpërdrejt nga çfarëdo aksionesh dhe operacionesh ushtarake që ndërmerren atje", tha Scholz.

Izraeli thotë se Rafah është një nga bastionet e fundit të Hamasit, të cilin ai është zotuar ta eliminojë dhe se banorët do të evakuohen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI