Flash

Shiste drøgë në lagjet e qytetit, arrestohet me kanàbis dhe thikë 28-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 16 March 2024
Shiste drøgë në lagjet e qytetit, arrestohet me kanàbis

Një 28-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi sipas autoriteteve ai shiste lëndë narkotike në lagjet e qytetit. I riu u arrestua në flagrancë dhe me vete iu gjetën disa fara dhe doza kanabisi, si edhe një thikë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Posedonte fara cannabisi dhe doza të kësaj lënde, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen farat dhe dozat e cannabisit, si dhe një mjet prerës thikë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Kushtrimi”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe 1 mjet prerës thikë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në lagje të ndryshme të Vlorës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Merr flakë makina në mes të Tiranës

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta pas mesditës më parë në qendër të kryeqytetit. Një automjet është djegur plotësisht në zonën e kryqëzimit te “Ushta...

15:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI