Flash

I akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion, gjykata lë në burg ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberin

Lapsi.al 16 March 2024
I akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion, gjykata lë në burg

GJKKO ka lënë në burg kreun e ARRSH, Evis Berberin dhe dy ortakët e tij Valter Begaj, dhe Ervis Lami, të janë akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ata janë akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa pas përfundimit të seancës, për mediat ka folur avokati i Berberit, i cili u shpreh se Berberi nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender. Avokati, Gentian Romano thotë se një çështje civile tregtare, SPAK e ka kthyer në çështje penale. Avokati tha se Berberi s’ka asnjë lidhje me kompanisë 'DAAM’ sh.p.k, pasi atë e ka shitur.

Ai tregoi edhe qëndrimin që ka mbajtur Berberi në seancë bashkë me dy ortakët e tij, duke thënë se kanë kundërshtar akuzat e ngritura nga SPAK.

“Një çështje civile tregtare e kthyen në çështje penale. Gjatë kësaj kohe keni përcjellë marrëdhënien juridiko civile tregtare mes palëve në këtë proces, e cila më pas është përcaktuar nga SPAK si çështje penale. Qëndrimin tonë e kishim kundër akuzave që janë vënë nga Prokuroria, janë akuza që kërkojnë të shtrëngojnë gjykatën në masën e sigurimit arrest me burg.

Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender persona të tjerë. Zotërues të kompanisë janë të tjerë, Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronari i kompanisë që pretendohet.

Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do sqarohen, do paraqiten nga ana jonë analiza të mirëfillta ekonomike. S’ka vlera të fituara. Një proces juridik civil tregtar e kthyen në çështje penale”, tha avokati.

Të këshilluara

Merr flakë makina në mes të Tiranës

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta pas mesditës më parë në qendër të kryeqytetit. Një automjet është djegur plotësisht në zonën e kryqëzimit te “Ushta...

15:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI