Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

SHBA-ja sanksionon kolonë izraelitë për dhunën ndaj palestinezëve

Lapsi.al 15 March 2024
SHBA-ja sanksionon kolonë izraelitë për dhunën ndaj

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj tre kolonëve ekstremistë izraelitë në Bregun e pushtuar Perëndimor të cilët akuzohen se kanë sulmuar palestinezët dhe u kanë bërë presion që të largohen nga toka e tyre.

Dy ferma, që udhëhiqen nga kolonët izraelitë po ashtu janë sanksionuar. Ky vendim i SHBA-së ka të ngjarë që të rrisë edhe më shumë tensionet mes Uashingtonit dhe Izraelit lidhur me luftën në Gazë. Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – është rritur dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor.

“Sot, po ndërmarrim veprime të mëtejme për të promovuar llogaridhënie për ata që ushtrojnë dhunë dhe shkaktojnë trazira në Bregun Perëndimor”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit, tre individët e sanksionuar u identifikuan si Zvi Bar Yosef, Neriya Ben Pazi dhe Moshe Sharvit. Ata u përshkruan si izraelitë në fillim të të 30-tave, të cilët jetojnë në Bregun Perëndimor. Thesari po ashtu sanksionoi dy ferma bujqësore që udhëhiqen nga kolonët. anksionet nënkuptojnë ngrirjen e aseteve të lidhura me individët dhe entitetet e sanksionuara. Autoriteti Palestinez ka thënë se të paktën 430 persona janë vrarë nga forcat izraelite apo nga kolonët izraelitë, që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me fushatë ushtarake në Gazë që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Miller, gjatë një konferenca për media, i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë më shumë për të parandaluar sulmet e dhunshme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Aktualisht, nëntë persona janë sanksionuar në bazë të urdhrit ekzekutiv të administratës amerikane që shënjestron kolonët në Bregun Perëndimor./ REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI